Gjermania ka paralajmëruar se “ora po ecën” për Rusinë që të japë një përgjigje pozitive deri në fund të ditës së hënë për një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor në Ukrainë, duke shtuar tutje se, nëse Moska nuk e pranon këtë kërkesë, ajo do të përballet me mundësinë e sanksioneve të reja,transmeton Gazeta Papirus.
Kështu ka njoftuar agjencia e lajmeve AFP, sipas së cilës, autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se, në rast se Rusia nuk pranon armëpushimin, “përgatitjet do të vihen në lëvizje” për masa të reja sanksionuese.
Ky ultimatum vjen pas vizitës së liderëve evropianë në Kiev gjatë fundjavës, ku ata kërkuan me forcë që Rusia të pranonte armëpushimin, një kërkesë që ka shpërthyer reagime të shumta në arenën ndërkombëtare.