Gjermania ka njoftuar se do të vendos raketa ‘Patriot’ në Poloni kështu duke vendosur mbrojtje ajrore më të avancuar, krejt kjo vije pas tensioneve me Rusinë.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se vendosja do të fillojë në janar të vitit 2025 dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.
Vlen të përmendet se sistemet gjermane ‘Patriot’ më parë ishin vendosur në Poloni nga janari deri në nëntor të këtij viti, derisa ky sistem është ndër më të avancuarit në nivel global