Kryeqytetet e Gjermanisë dhe Francës kanë treguar sonte solidaritet me Kievin.
Parisi dhe Berlini i kanë veshur monumentet e tyre historike me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.
Kryebashkiaku i Berlinit , Franziska Giffey, ka thënë se ata janë duke e përkrahur Ukrainën me këtë gjest.
“Ne po tregojmë solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës, me shumë berlinasë me rrënjë ukrainase, por edhe me shumë rusë që duan paqen në Rusi dhe Ukrainë,” tha Giffey, shkruan BBC.