Është gjetur pa shenja jete një person në një shtëpi në Pejë.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, përcjell Klankosova.tv.
“Është raportuar për një person pa shenja jete në një shtëpi. Njësitet relevante policore dhe një ekipe e mjekëve kanë dal në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.