Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një person.
Një burrë ka ndërruar jetë nën rrethana të dyshimta.
Burimet brenda emergjencës kanë bërë të ditur se personi i cili u gjend pa shenja jete është Ragip Berisha.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa njësitë përkatëse të Policisë, po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.