Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 14 në banesën e vet në Hajvali.
Sipas policisë, ndihma e shpejtë e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, njësiti policor ka dalë ne vend ngjarjes, ku aty kanë qenë edhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare, ekipet kompetente dhe IML janë njoftuar. Rasti ka ndodhë në banesën e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.