Policia e Kosovës (PK) njofton se është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 12:55 dhe është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.