Një 70-vjeçar është gjendur pa shenja jete në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi, tregoi se viktima është gjetur brenda banesës së tij.
“Me datë 29.07.2023 rreth orës 12:00 policia në Prizren është informuar se ne rrugë “Hamit Thaqi” në Prizren, një person mashkull, I moshës 70 vjeqare gjendet në banesën e tij dhe nuk përgjigjet në telefon”, u shpreh Bytyqi.
“Policia ka marr informacione se I njëjti përveç moshës ka edhe probleme shëndetësore, andaj është vendos që të hapet dera me forcë. Dera është hap nga zjarrfikësit dhe brenda banesës është gjet personi pa shenja jete, në trupin e viktimës e as në banesë nuk vëreheshin shenja dhune. Pasi që janë kryer ekzaminimet në vend ngjarje, me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim”.