Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person pa shenja jete në Mitrovicë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion.
“VDEKJE E DYSHIMTË, Rr. Shala e Bajgorës 03.04.2023 – 06:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.”