Një mjet i pashpërthyer është gjetur të shtunën në fshatin Stagovë të Kaçanikut.
Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se mjeti dyshohet se përket Luftës së Dytë Botërore.
“Patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes. Në vend kanë dalë njësitë e FSK-së dhe KFOR-it”, deklaroi Veseli.
“Sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh dhe kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30.04.2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme”, tha ai./ Gazeta Papirus./