Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore G.K. i raportuar i zhdukur që nga data 12 maj.
28-vjeçari nga fshati Biti e Epërme e Shtimes është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
“Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, ekipet e kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare nga Forca e Sigurisë dhe ekipe civile nga ‘Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës’ ishin në kërkim të personit të zhdukur. Ndërsa, sonte rreth orës 21:00, i njëjti është gjetur në rajonin e Suharekës, i cili fillimisht nga policia është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë dhe sipas mjekëve kujdestarë gjendja e tij shëndetësore është e mirë, nuk ka lëndime”, thuhet në njoftim.