Një person është gjetur pa shenja jete në murin e pendës në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:47.
“Me datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person, mashkull i moshës madhore, në murin e kësaj pende është i shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, hetues rajonalë, forenzika rajonale, prokurori i shtetit, njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës në Gjilan. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes është konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani shtoi se hetuesit rajonalë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në sqarim dhe ndriçim të rrethanave të rastit.