Një burrë është gjetur i vdekur në objektin e Komunës së Prishtinës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur pa shenja jete dhe nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
Policia po heton vdekjen.
Raporti i plotë:
“HETIM I VDEKJES
Rr.Ilir Konushevci, Prishtinë 12.04.2023-09:30. Raportohet se ne objektin e Komunës se Prishtinës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.”