Një 19 vjeçar nga Lipjani është gjetur pa shenja jete në një garazh, në fshatin “Hallaq i Madh” të Lipjanit.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se policia ka nisur një hetim mbi vdekjen e tij.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit.
Mjekët emergjent kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Borovci.