Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren.
PK-ja më tej njofton se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.