Një 27-vjeçar është gjetur i varur në terasën e një hoteli në Gjakovë gjatë pasdites së sotme, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rastin në Polici e kishte lajmëruar punëtori i hotelit, i cili kishte vërejtur varjen e viktimës dhe kishte treguar se 27-vjeçari kishte ardhur në hotel të enjten në mesnatë.
Trupi është dërguar në IML për autopsi.
“Viktima është shqiptar nga Kosova me shtetësi amerikane”, thuhet në ndër të tjera në njoftimin e Policisë.