Në fshatin Kremenatë të Kamenicës mbrëmë është gjetur një person i shtrirë në rrugë pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Bëhet e ditur se njësitet policore janë duke u marrë me rastin, ndërsa pritet vendim i prokurorit për veprime tjera