U nisën për të përfunduar një mision. Destinacioni final i tyre është fshati Pllanjan në Prizren. Në këtë fshat dyshohet se ka mbetje mortore, prandaj ekipet relevante erdhën në vendin ngjarjes.
Varrezat e fshatit u rrethuan me shirit te verdhë.
Eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka së bashku me ekipin e tij, po bën përgatitjet e fundit para se të fillojë me këtë operacion kërkimi.
Gërmimet filluan. E pas më shumë se një ore puna rezultoi me sukses.
U gjetën mbetje mortore të një personi, por që dyshohet se brenda këtij trupi ka mbetje mortore edhe të një personi tjetër.
Kërkimet për personat e zhdukur me dhunë po vazhdojnë edhe në Shtaval të Serbisë.
E Alis Ajradini, banor në fshatin Pllanjan rrëfen për tëvë 1 se ka qenë edhe një person i zhdukur nga ky fshat.
“Mund të them diçka për çështjen e të pagjeturve. Në fshatin tonë u kanë kam dëgjuar se ka pasur vetëm një person të zhdukur, por më vonë trupi i atij personi është gjetur. Të them të drejtën nuk e dija që kishte akoma mbetje mortore në fshatin tonë”, tha ai.
Janë mbi 1.600 persona që janë zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. /Gazeta Papirus/