Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, tha se do të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike në ditët e ndërrimit të motmoteve.
Kryeziu ka deklaruar se kjo do të ndodhë falë ndihmës që Shqipëria do t’ia jap Kosovës.
“Ne padyshim se jemi falënderues Republikës së Shqipërisë për ndihmën e ofruar e cila është në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm mes dy qeverive sa i përket fushës së energjisë. Dhe ky bashkëpunim do ta mundësojë ose do të sigurojë që gjatë ndërrimit të motmoteve të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike. Kështu që atmosfera festive të mirëmbahet ashtu siç duhet”, ka thënë Kryeziu në Klan Kosova.