Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se janë raportuar gjashtë incidente kriminale “Dhunë në familje”
Në rajonin e Prishtinës janë tri raportime:
Graqanicë
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Prishtinë “
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Në lidhje me rastin janë ndërmarr te gjitha veprimet hetime dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti iniciohet si i tillë”
Prishtinë
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosoar pasi që i njëjti dyshohet ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në rajonin e Prizrenit është raportuar për një incident “Dhunë në familje”
Prizren
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Ndërsa, në rajonin e Gjakovës raportohet për dy incidente “Dhunë në familje”
Malishevë
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK.
Gjakovë
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.