GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Gjasat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës vlerësohen të mira

10/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Gjasat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës vlerësohen të mira
Share on FacebookShare on Twitter

Dy diplomatët nga Gjermania, Knut Abraham dhe Viola Von Cramon, kanë thënë se janë krijuar kushtet që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Ata kanë premtuar mbështetje të hapur për Kosovën në këtë proces.

Pas një periudhe të gjatë të izolimit në arenën ndërkombëtare, duket që Kosova ka gjasa të mëdha që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

E mundësia e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, ka alarmuar Beogradin.

Madje Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka shkuar edhe më larg duke e kërcënuar Kosovën se Serbia do i tregoj dhëmbët, në rast se synojnë aplikimin në Këshill.

Por rrugëtimin e Kosovës për në Këshillin e Evropës, po e mbështet politikani gjerman nga CDU, Knut Abraham.

Ai për Tëvë1 ka thënë se Kosova e ka përkrahjen e Gjermanisë në këtë proces.

“Ndërsa jemi dëshmitarë të një lufte të tmerrshme në Evropën Lindore, ne duhet të bëjmë gjithçka për t’u ngritur kundër agresorëve dhe mbështesin demokracitë si Kosova. Pasi qeveria vendos të aplikojë për anëtarësim, ne kemi çdo interes për t’u mobilizuar shtetet anëtare të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës. Institucionet në Kosovë duhet të kontaktojnë çdo shtet që njeh shtetësinë e saj, demokracinë e saj dhe t’iu thotë atyre se ky është momenti për të vepruar”, tha Abraham.

Se ekzistojnë disa rrethana favorizuese për anëtarësimin e Kosovës në Këshill, e thotë edhe eurodeputetja Viola Von Cramon.

“Pezullimi i Rusisë ka hapur një dritare për Kosovën dhe duhet ta shfrytëzojë atë tani, në përputhje të plotë me partnerët e saj ndërkombëtarë dhe evropianë. Ekziston një mjedis favorizues dhe i takon Kosovës të tregojë se është e gatshme të përmbushë standardet e KE-së dhe t’i përmbahet Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Mbështetja jonë për këtë është e qartë dhe tani i takon Kosovës që ta shtyjë këtë aplikacion në rrugën tjetër”, tha ajo.

Më shumë se 2/3 e shteteve anëtarë të këshillit të Evropës e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. /Gazeta Papirusi/

ShareTweetShare
Previous Post

Ukraina nën pushtimin rus këndon në “Eurovision”, publiku ngrihet në këmbë dhe brohoret njëzëri

Next Post

BBC bën meme një pjesë të performancës së Ronela Hajatit

Next Post
BBC bën meme një pjesë të performancës së Ronela Hajatit

BBC bën meme një pjesë të performancës së Ronela Hajatit

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.