Një 37-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda pasi është rrokullisur me traktor në fshatin Morinë të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se viktima është lënduar pasi është rrokullisur derisa po punonte në mal.
Sipas të njëjtave burime deri në spital të riun e ka dërguar personi me të cilin po punonin bashkë.
Gjendja e tij është e rëndë dhe i njëjti po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.