Policia në Gjakovë ka arrestuar një person, i cili ka shantazhuar ish-të dashurën.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Gjakovë, ku i dyshuari kishte kërkuar 10 mijë euro si dëmshpërblim nga ish-e dashura e tij.
Me këtë rast, i dyshuari ka dëmtuar edhe pronën e viktimës, duke ia thyer derën e oborrit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nga viktima kishte kërkuar 10,000 (dhjetë mijë) € si dëmshpërblim nga ish e dashura e tij dhe se gjatë asaj kohe i ka thyer derën e oborrit”, ka bërë të ditur policia.
Po ashtu, bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.