Policia e Kosovës ka bërë me dije se është arretuar 73 vjeçari, në Gjakovë, i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale kultivimi i bimës së hashishit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit.
“Stacioni Policor në Gjakovë, pas mbledhjes së informatave përmes rrugëve operative dhe hetimore lidhur me vendndodhjen e personit K. M., i lindur në vitin 1950, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me Urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale kultivimi i bimës së hashishit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit, sot me datën 13.03.2023 është arritur të bëhet arrestimi i tij”, njofton Policia e Kosovës.
Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit prej një 1 vit e gjashtë muaj në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar”, thuhet tutje në njoftimin e PK-se.