Një person në Gjakovë është arrestuar dje nën dyshimin për kërcënim.
Ai dyshohet të ketë kërcënuar ish-të dashurën e tij, shkruan lajmi.net.
Viktima ka raportuar në polici se i dyshuari e kishte kërcënuar atë se do ta vrasë nëse ajo krijon lidhje të re me ndonjë person tjetër apo e lajmëron policinë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.