Të shtunë do të zhvillohet derbi më i madh lokal në botë, ai mes Milanit dhe Interit, i njohur si “Derby della Madonina”.
Por kuqezinjët mund të jenë pa sulmuesin më në formë të momentit, Olivier Giroud.
36-vjeçari ka pësuar një lëndim në ndeshjen mes Francës dhe Irlandës, e vlefshme për kualifkueset e Kampionatit Evropian.
Giroud u detyrar të largohet nga fusha pas 25 minutave lojë.
Sipas mediave italiane, Giruod pritet që nesër të rikthehet në stervitje, por që është në dyshim për të luajtur në ndeshjen e së shtunës kundër Interit.