Chelsea e ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të RB Leipzigut, Christopher Nkunku.
Të Kaltrit i kanë paguar 61 milionë euro për shërbimet e përfaqësuesit të Francës.
25-vjeçari është shprehur i lumtur që ka ardhur në Stamford Bridge.
“Jam tejet i lumtur që i jam bashkuar Chelseas. U bë një përpjekje e madhe për të më sjellë në klub, dhe po pres të takohem me trajnerin dhe bashkëlojtarët e mi të rinj, dhe t’ua dëshmoj tifozëve të Chelsea se çfarë mund të bëj në fushë”, ka thënë Nkunku.