Reperi i njohur, Getoar Selimi, i njohur si Ghetto Geasy duket se është duke u ballafaquar me probleme kibernetike këto ditë.
Kjo pasi faqja e tij zyrtare në Facebook duket se është hakuar dhe është marrë në administrim nga persona të paautorizuar.
Kështu së paku kanë lënë të kuptohet fotografitë e fundit të publikuara në llogarinë e tij, të cilat janë krejt të pakuptimta dhe nuk lidhen me karrierën apo përditshmërinë e tij.
Faqja në fjalë ka mbi 160 mijë pëlqime, gjersa imazhet e fundit të publikuara në to kanë shfaqur shqetësim te fansat.
Megjithatë, përkundër ndodhisë deri më tani nuk ka pasur një reagim nga vet reperi prishtinas.
Kujtojmë që nuk janë të pakta rastet kur figurat publike përballen me sulme të ndryshme kibernetike, shkaku i numrit të madh të ndjekësve që ata posedojnë.