Opinionistit Shkëlzen Gashi, i cili kohëve të fundit u bë brum për denoncim të ashpër publik me deklarimet skajshmërisht skandaloze në Pressing të T7 ku fajësonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për mosmbrojtje të popullatës civile, për dëbimet masive dhe përdhunimet e grave nga ushtria serbe – që praktikisht përkthehej në akuzë se pse UÇK-ja s’ka pasur kapacitete ushtarake dhe njerëzore sa të ushtrisë serbo-jugosllave – i është rikthyer edhe një deklaratë e mëhershme në media, ku trondit për nga skandaloziteti.
Duke konstatuar pa-një-pa-dy se fakti që Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryetari i NISMA-s janë liruar nga proceset gjyqësore në akuzat për krime të pretenduara të luftës në Tribunalin e Hagës “nuk i bën ato të pafajshëm”; e madje duke nxjerr edhe paralele me Sllobodan Millosheviqin që kishte vdekur pa i përfunduar procesi gjyqësor.
“Unë nuk mendoj që fakti që këta janë liru prej proceseve gjyqësore si Haradinaj, si Limaj; qoftë në Hagë apo qoftë këtu…nuk i bën ata të pafajshëm. Sepse, ne edhe Sllobodan Millosheviqin nuk e kemi dënu; mirëpo çka do të thotë kjo? Është kriminel apo nuk është?”, kishte thënë Gashi.
Videon e plotë
https://www.facebook.com/61550085053006/videos/413308471693553