Gazetari i RTK-së ,Gëzim Bimbashi ,si duket është keq me grip. Ai thotë se është në qarkullim një virus i tmerrshëm ,dhe përmes rrjetit social ka bërë një apel për qytetarët e Kosovës, transmeton /Gazeta Papirus/
Statusi i tij :
Të nderuar miq të mi në Facebook, nga zemra kam një apel për të gjithë!
Ju lutem mbajeni maskën e distancën, sepse është në qarkullim një virus i tmerrshëm që është duke me shkatërru nga dita e shtunë.
Nuk kam bërë test nuk di çka është ky? Di me tregu qe kurr në jetën time nuk kam qenë kështu.
Një falenderim të veçantë për stafin e Urgjenca Prishtine, dhe drejtorin Avdyl Pacolli!
Lutem që ju mos ta përjetoni një gjë të tillë.
Ju falenderoj një nga një që me keni shkruar e telefonuar.
Zoti na ndihmoftë të gjithëve!