Reperi Getinjo ka postuar në InstaStory mesazhin qe i kishte dërguar nëna teksa ishte në skenën e Big Brother VIP Kosova.
Ajo i kishte shkruar me shumë krenari duke i thënë: Brravo nano, tregoje edukatën që ta kemi dhënë, me shumë sfida, njeriu i mençur gabon dhe falë. Bravo, lum shtëpia që të kemi. Të duam.
Këtë mesazh e publikoi duke qenë se ditë më parë postoi një audio- incizim ku banorja e BBVK, Juliana Nura, po i kërkonte takim për të pirë kafe në një nga hotelet në Prishtinë.
Dhe kjo situatë u keqkuptua nga shumë fansa e ndjekës të artistit të cilëve u ndryshoj mendimi pozitiv për Getinjon.
Ndryshe, ai mbrëmë e sqaroi arsyen e publikimit të audio- incizimit duke thënë se e ka bërë për të treguar se atë takim ajo e ka kërkuar për të bërë strategji për lojën brenda shtëpisë se famshme.
Artisti kërkoj falje edhe njëherë live në prime duke thënë se nuk kishte arsye tjera për këtë veprim, dhe pas kësaj deklarate i shkoj edhe mesazhi plote motiv nga nëna.