Pak orë para nisjes së spektaklit të natës Prime të Big Brother VIP Kosova, Getinjo dhe Stresi kanë gjetur kohën të flasin pak rreth Edonit apo Victorias.
Dyshja janë shprehur mbështetës ndaj stilit kontrovers të artistit, ndërsa herë pas herë kanë përdorur edhe sarkazma, por në mënyrë pozitive.
“Veç mos hyfshin këtu me gjuajt, flas për të vjetrit. Duhet me mbajt pancir kur të dal nga këtu”, ka thënë Stresi duke qeshur, teksa ka folur për Edonin dhe prezantimin e tij si Victoria.
Me mendimet e Stresit është pajtuar edhe Getinjo, veç se ky kishte diçka për të shtuar.
“Shyqyr që po e përkrahim ne, sepse ka mëndu që na të dy kemi me e kundërshtu, sidomos ne të dy. Ka thënë ‘kuku çka paskan me më bë këta’”, ka thënë Getinjo.
“Është djalë i mençur dhe intelegjent”, ka shtuar ai duke folur për Edonin.