Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se një investitor është larguar nga Kosova për të shkuar në Maqedoni të Veriut, pasi Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të kryej procedurat për më shumë se 3 vite.
Gërxhaliu, përmes një postimi në Facebook tha se ky investitor francez, tani është duke investuar 220 milionë euro në Maqedoninë e Veriut.
Në Kosovë, i njejti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investoj 110 milion € në energji me erë në projektin Çyçavica Ëind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë’’, shkroi Gërxhaliu.
Ai shtoi se të njëjtat procedura në Maqedoninë e V. ishin kryer për 1 muaj, kurse Qeveria e Kosovës nuk arriti të kryej ato për më shumë se 3 vite, dhe kjo është arsyeja pse ikin investitorët e huaj, sipas tij.
Postimi i plotë:
Si largohen investitorët potencial nga Republika e Kosovës
Akou Energy investitor francez në Maqedoninë e Veriut po investon 220 milion € njfton KM Zaev i Maqedonisë.
Në Kosovë, i njejti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investoj 110 milion € në energji me erë në projektin Çyçavica Ëind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë.
Dallimi, Maqedonia e Veriut i kreu procedurat për 1 muaj, duke i dhënë statusin Investitor Strategjik Akou Energy nga Franca, Qeveria e Kosovës nuk po arrinë ti kryej të njejtat procedura për më shumë se 3 vite. Prandaj ikin investitorët nga Kosova e shkojnë në vendet fqinje.
Kosova promovon investime për rajonin falë byrokracis, padijenis dhe koruocionit.