Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pasi dy degë të partisë së saj, “Guxo”, në Pejë e Ferizaj njoftuan se nuk do ta përkrahin për zgjedhjet parlamentare në shkurt të vitit 2025.
Gërvalla fillimisht ka akuzuar mediat se po “ngazëllohen” nga këto zhvillime, duke thënë se me këtë, “po sulmojnë” partinë Guxo.
Sipas saj, personat në fjalë nga strukturat e partisë së saj, janë “aktivizuar e zgjuar” dhe po shprehin mllefin duke thënë se “partia po shuhet, pasi nuk janë në lista zgjedhore”.