Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla ka vazhduar fushatën me sulme ndaj ish-liderëve të vendit, edhe atyre që nuk janë më në politikë.
Gjatë fjalimit të saj, Gërvalla ka përmendur Ramush Haradinajn, Hashim Thaçi e Isa Mustafën.
“Sot, me pasaportën e Kosovës, qytetari lëviz i lirë dhe pa barrierë jo vetëm brenda zonës Schengen.
Po thonë që krejt i keni gjetë gati, por këtë nuk e arriti as Ramush Haradinaj sa ishte kryeministër i Kosovës, as Hashim Thaçi sa ishte president e kryeministër i Kosovës, as Isa Mustafa nuk e arriti, ishte i zënë me nënshkrimin e Zajednicës” – ka thënë ajo.
Vlen të theksohet se Gërvalla ka qenë ndër ministret më të kritikuara të Qeverisë Kurti.
Për katër vite, ajo ka dështuar të sjellë njohje dhe anëtarësim nëpër organizata ndërkombëtare.