Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në tëitter¸ ka thënë se qeveria nuk do ta shkelë kurrë Kushtetutën. E kjo nuk do të ndodhë as kur e kërkojnë miqtë më të ngushtë.
Përkundër që nuk është ligjore, ambasadorët e Quint-it sot kërkuan nga qeveria e Kosovës që ta lejojë Serbinë të mbajë referendumin e saj edhe në territorin e Kosovës.
Kjo gjë u kundërshtua nga qeveria, e vendimi i tyre u mbështet edhe na opozita.
Ministrja e Jashtme garantoi se përkundër aleatëve më të ngushtë të Kosovës, siç janë shtetet e Quint-it, Kushtetuta nuk do të shkelet kurrë.
“Kjo qeveri kurrë nuk do ta shkelë Kushtetutën, as kur kërkohet nga miqtë më të ngushtë”, ka shkruar Gërvalla.
Menjëherë pas refuzimit të kërkesës së Quint’it nga ana e qeverisë, ambasadorët e shteteve të Quint-it u takuan me Kurtin, Osmanin, Konjufcën e Gërvallën.
Pas takimit, Kurti njoftoi para mediave se është thirrur seancë e jashtëzakonshme nesër në ora 14:00.
Edhe pse opozita e mbështeti kundërshtinë e Kurtit, PDK-ja njoftoi se do nuk do të jetë prezent në Kuvend.
AAK-ja e ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa LDK-ja ka njoftuar se vendimi lidhur me prezencën e grupit të tyre parlamentar do të vendoset nesër.