Zëvendëskryeministrja e Kosovës si dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Szhwarz, është pyetur nëse Kosova ka bërë ndonjë hap drejt njohjeve të reja, pasi që shteti i fundit ka qenë Izreali si rrjedhojë e marrëveshjes së Washingtonit, e për këtë ministrja është arsyetuar se ngecja në njohjeve të reja nuk është vetëm në vitin e fundit, ndërsa marrëveshjen e Washingtonit e ka quajtur shkelje të Kushtetutës, shkruan Gazeta Metro.
Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj ka pyetur ministren Gërvalla nëse Kosova ka bërë ndonjë hap drejt njohjeve të reja, pasi Izraeli është shteti i fundit që ka njohur Kosovën, si rrjedhojë e Marrëveshjes së Washingtonit.
“Çështja e njohjeve të reja ka ngecur jo vetëm vitin e fundit”, ka thënë Gërvalla
E sipas Gërvallës, qeveria dhe ministria e saj po punon në mënyrë të vazhdueshme për të arritur njohje të reja, mirëpo progresin që është arritur ajo nuk e bëri të ditur.
“Ka ngecje të vazhdueshme edhe në vitet e kaluara, MPJ, Qeveria, Presidenca, punojmë në mënyrë të vazhdueshme, për njohjet e reja, në baza ditore, progresin që e kemi aty këtu nuk do të mund ta them sot publikisht në këto suaza, për shkak se janë tema sensitive që rrezikojmë ti cojmë në drejtim të gabuar në momentin që flasim publikisht rreth tyre. Prandaj kërkoj durimin tuaj, kur të jenë të dukshme rezultatet, me kënaqësi do t’i komunikojmë”, tha Gërvalla.
Ministrja foli edhe për raportet me shtetin e Izraelit, ku tha se shumë shpejt do të jetë në një vizitë zyrtare atje për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.
Gjithashtu e ka quajtur të shkëlqyer marrëveshjen me Izraelin që ka ndodhur gjatë qeverisë Hoti, me marrëveshjen e Washnigton.
E deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ia ka kujtuar Donikës se e kishin quajtur ‘tradhti kombëtare’, marrëveshjen e Washingtonit, dhe ka pyetur Gërvallën se a ka aplikuar Kosova në ndonjë organizatë ndërkombëtare pasi që ka skaduar moratoriumi.
Gërvalla ka rënë në kundërshtim me vetveten kur lavdëroj marrëveshjen me Izraelin, duke thënë se është fakt se me zotimet e Washingtonit është shkel Kushtetuat e Kosovës, edhe pse njohja është rrjedhojë e kësaj marrëveshje.