Steven Gerrard raportohet se është në bisedime për t’u bërë trajner i Kombëtares së Polonisë.
Polonia u nda me Czeslaw Michniewicz muajin e kaluar pas humbjes 3:1 ndaj Francës në raundin e 16-të të Kupës së Botës.
Mbështetësit ishin të zhgënjyer me paraqitjet e Polonisë në Katar, i cili arriti të shënonte vetëm tre gola, pavarësisht se Robert Leëandoëski ishte sulmues kryesor.
Sipas mediumit polak Meczyki, FA polake tashmë ka kontaktuar me Gerrard në lidhje me postin e përzgjedhësit, transmeton Demokracia.com.
42-vjeçari, i cili më parë drejtoi Aston Villan në Premierligë, thuhet se po shqyrton ofertën.
E nëse Gerrard bëhet trajner i Polonisë, ai do të zbarkojë edhe në Tiranë, për faktin se Shqipëria dhe Polonia janë në Grupin E në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro2024”.