Presidentja, Vjosa Osmani, të mërkurën ka qëndruar në qytetin e Pejës ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.
Ky i fundit, kryetares së shtetit ia shpalosi projektet e komunës së tij dhe vështirësitë në realizimin e tyre.
Muhaxheri pëlqeu rëndësinë e datës në të cilën presidentja i erdhi për vizitë, njofton Klan Kosova.
Ditën e Fëmijëve, e para e shtetit shkoi ta festojë me nxënësit e shkollës 8 marsi.
Ajo më pas mori rrugë për në sheshin e qytetit, ku pa nga afër disa punime të bëra nga fëmijë me aftësi të kufizuara.