GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Gazetarja e amerikane: WOW, KE’ja ndëshkon Kosovën edhe pse KFOR’i u plagos me armë serbe

29/06/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Gazetarja e amerikane: WOW, KE’ja ndëshkon Kosovën edhe pse KFOR’i u plagos me armë serbe
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja e “New York Times”, korrespodente që mbulon Rusinë dhe Ukrainën, Valerie Hopkins ka komentuar masat e paralajmëruara ndaj Kosovës nga Komisioni Evropian.

Dje, KE-ja tha se do të ndërmarrë një numër masash kundër Kosovës, të cilat do të komunikohen në këtë javë.

Ato do të përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment.

Kështu ka thënë dje drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman gjatë takimit të ministrave të Bashkimit Evropian.

E gazetarja Hopkins, këto masa i ka konsideruar të çuditshme, sidomos mes gjithë dramës në Rusi.

Ajo thotë se këto masa po i vihen Kosovës, ndonëse lëndimet e ushtarëve të KFOR-it erdhën nga armë të prodhuara në Serbi.

“Wow – mes gjithë dramës në Rusi, ia vlen t’i kushtohet vëmendje kësaj. BE-ja sapo e ka ndëshkuar Kosovën për paqëndrueshmërinë në veri të Kosovës – edhe pse trupat e NATO-s të plagosur gjatë trazirave të majit u plagosën nga armët e prodhuara në Serbi që asnjë vend i NATO-s nuk i prodhon”, ka shkruar Hopkins në Twitter.

E Koopman theksoi dje se situata është brengosëse dhe kjo është gjëja më jo e duhur në momentin kur po ndodh edhe lufta në Ukrainë.

Sipas tij, duhet të arrihet progres në krijimin e Asociacionit dhe fatkeqësisht deri tash nuk ka indikacione për deeskalim të situatës nga institucionet e Kosovës.

“Autoritetet e Kosovës nuk iu janë përgjigjur këtyre kërkesave, fatkeqësisht. Komisioni Evropian sigurisht që do të ndërmarrë një numër masash që do të komunikohen pak më vonë në këtë javë dhe ato do të përfshijnë pezullimin e punës në kuptimin e organeve të Stabilizim-Asocim dhe do të pezullojmë programin e fondeve për Kosovën, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment, mbështetja e vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimi i kontratave po ashtu, do të pezullohen. Ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat dypalshe po ashtu do të pezullohen. Tani më lejoni të theksoj se nuk i marrim me lehtësi këto veprime dhe këto duhet të shihen si të përkohshme dhe të kthyeshme kur të shohim hapat e vegjël të autoriteteve në Kosovë që të kthehen në dialog dhe për të implementuar zotimet që janë dhënë”, tha Koopman, shkruan Klan Kosova.

Ai tha se është esenciale që të përdoren të gjitha mjetet që i kanë si BE për të shtensionuar situatën.

Tags: kekosovamasashba
ShareTweetShare
Previous Post

Situata në Kosovë diskutohet përsëri sot e nesër në Bruksel

Next Post

Gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve dhe thirrje për dorëheqjen e Vucic

Next Post
Gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve dhe thirrje për dorëheqjen e Vucic

Gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve dhe thirrje për dorëheqjen e Vucic

Lajmet e fundit

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

18/05/2025
Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

18/05/2025
Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

18/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Vetaksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.