Gazetari amerikan Evan Gershkovich është akuzuar formalisht për spiunazh, sipas medias shtetërore ruse.
Gershkovich i ka mohuar akuzat, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, TASS. Gazeta për të cilën ai punonte i ka mohuar akuzat e Kremlinit ndërsa shefi ekzekutiv i The Wall Street Journal, Dow Jones tha se po punohet intensivisht për të siguruar lirimin e tij.
“Hetuesit e FSB-së e akuzojnë Gershkoviçin për spiunazh në interes të vendit të tij. Ai i mohoi kategorikisht të gjitha akuzat dhe deklaroi se ishte i angazhuar në aktivitete gazetareske në Rusi,” tha një përfaqësues i agjencisë, sipas TASS.
Përfaqësuesi nuk pranoi të komentonte më tej, pasi rasti i gazetarit është cilësuar si “tepër sekret”, tha agjencia shtetërore e lajmeve.