Gazetari dhe mbështetësi i flaktë i kryeministrit Kurti, Gëzim Mekuli, ka bërë në status në profilin e tij në Facebook duke sulmuar reagimet e ashpra kundër Qeverisë për rastin e vrasjes makabre të gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.
Mekuli në këtë shkrim, provon të tregojë se si kjo Qeveri “ka ardhë në shërbim të popullit që vetëm 18 muaj”. Ai shkon aq larg sa e quan Kurtin “të porsangjitur” në pushtet, përkundër që historia politike e vendit tonë tregon që gati asnjë qeveri tash e 23 vjet nuk ka përfunduar madje as mandatin 4 vjeçar.
Edhe pse 18 muaj mjaftojnë për t’i drejtuar një mori çështjesh, në fakt Qeveria Kurti ka ardhë në pushtet tash e 20 muaj, prej 23 marsit 2021. Kurti madje, ishte në pushtet edhe prej 3 shkurtit 2020 e deri më 3 qershor të po të njëjtit vit.
“Nuk është shqiptare, nuk është kod i kulturës shqiptare me vallzu e me bashkëpunu me vdekjen, hej, o ju kultivues të varfërisë e të vdekjes.” – shkruan mes tjerash ai.