Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës falënderon të gjithë kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë për punën e palodhshme përgjatë vitit 2021.
“Do të ishte pothuajse e pamundur të qëndronim të informuar për zhvillimet e fundit politike, shëndetësore, ekonomike, arsimore, kulturore e sportive në vend, pa përkushtimin tuaj”.
“Një falënderim i veçantë u dedikohet të gjithë kolegëve që në kohë festash punojnë për të raportuar e informuar drejt publikun. Njëherësh, u bëjmë thirrje të raportojnë në AGK, nëse punëdhënësit nuk do t’ua kompensojnë ditët e pushimit. Urime festat, qoftë 2022 vit i mbarë!”