Gazetarët e Klan Kosovës, që mbulonin procesin zgjedhor më 9 shkurt, u përballën me sulme, provokime dhe fyerje nga militantët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Opinionisti Dardan Islami ka reaguar ashpër, duke lavdëruar profesionalizmin e gazetarëve dhe duke akuzuar kryeministrin Kurti për linçim publik, njofton Klankosova.tv.
“Të gjithë gazetarët, e sidomos ata të Klan Kosovës, i përgëzoj shumë. Kur i pashë atë natë duke raportuar profesionalisht dhe kur e dija linçimin e thirrjet për dhunë të kryeministrit, unë këtij kryeministri s’dua as t’ia përmend as emrin, nuk i dua asnjë të mirë në jetë.
Gazetarët atë natë e dhanë provimin, kur u kërcënuan”, deklaroi Islami, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme: