GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Gazetarët e prestigjiozes “Times”: Thaçi ndër të vetmit në Rambuje që mendonte për Pavarësinë

14/03/2022
në Ballina, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Libri biografik për Hashim Thaçin, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jegger, zbardh një pjesë të historisë dramatike që kishte ndodhur 19 vjet më parë, gjatë dhe pas përfundimit të negociatave në Rambuje.

Sipas autorëve, bashkësia ndërkombëtare në fillim të luftës në Kosovë ishte shumë skeptike të një intervenimi të mundshëm të NATO-s në Kosovë.

Madje, disa deputetë të parlamentit britanik, sipas autorëve, akuzonin kreun e UÇK-së, Hashim Thaçin, se dëshiron të përfshijë NATO-n si forcë mbështetëse për ushtarët e UÇK-së në terren.

Bile, në një telefonatë ndërmjet ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, dhe ish-kryeministrit britanik, ky qëndrim i Perëndimit bëhet edhe më i qartë. “Ne nuk do t’ia lejojmë vetës që të shndërrohemi në forcë ajrore të UÇK-së”.

Kjo, sipas autorëve, u bë qëndrim zyrtar për një kohë edhe në Uashington. Autorët citojnë memoarin e zëdhënësit të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, Alastair Campbell, i cili kishte qenë në një takim të përbashkët në prani të sekretarit të Mbrojtjes, Georg Robertson, menjëherë pas masakrës në Reçak.

“Ata u pajtuan që për momentin nuk do të bombardojnë, sepse nuk kishte asnjë proces politik…dhe ata (UÇK-ja) synojnë që NATO-ja të jetë arma e tyre mbrojtëse dhe të bombardojnë Millosheviqin për ta”, shkruan Campbell.

Autorët shkruajnë se ndryshe nga Bosnja, Thaçi e kuptoi shumë shpejt rëndësinë e intervenimit të NATO-s, si një mundësi për të ndalur gjakderdhjen dhe siguruar vullnetin e popullit.

Edhe pse kjo në fillim dukej e pamundur, Thaçi asnjëherë nuk hoqi dorë nga intervenimi i NATO-s dhe bashkëpunimi i saj me UÇK-në. “Thaçi e kuptoi se ishte vetëm veprimi direkt ushtarak i NATO-s ai që do ta ndalte Millosheviqin”, shkruajnë autorët.

Boyes dhe Jagger shkruajnë se Thaçi ishte marrë edhe me përmirësimin e imazhit të UÇK-së, e cila në fillim shihej me skepticizëm në Perëndim. UÇK-ja, sipas tyre, nuk lejoi po ashtu infiltrimin e grupeve radikale fetare në radhët e tyre.

Përfaqësuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, sipas autorëve britanikë, ishte ndër të vetmit që në Rambuje mendonte për pavarësinë e Kosovës dhe intervenimin e NATO-s, derisa për bashkësinë ndërkombëtare dhe një pjesë të delegacionit të Kosovës, kjo ishte utopike.

Por, edhe pas presionit shumë të madh që ishte bërë mbi të, Thaçi sipas autorëve, asnjëherë nuk kishte hequr dorë nga përfshirja e të drejtës së popullit për vetëvendosje dhe pikës tjetër që NATO-ja të intervenojë, nëse Serbia nuk e nënshkruan këtë marrëveshje.

Boyes dhe Jagger shkruajnë sesi Thaçi bindi edhe komandantët e UÇK-së për të nënshkruar marrëveshjen në Rambuje, e cila garantoi intervenimin e NATO-s në Kosovë. “…Nëse doni që kallashnikovët të bëhen bombardues F-16, atëherë ne duhet të nënshkruajmë ose do të mbarojmë në Kosovë dhe të harrohemi nga bota”, iu kishte thënë Thaçi komandantëve të UÇK-së, disa ditë para nënshkrimit të marrëveshjes. Pas nënshkrimit të palës kosovare në Paris dhe mos nënshkrimit të palës serbe, NATO-ja ndërhyri ushtarakisht në Kosovë.

Tags: gazetarethashim thaqiNew YorkRambujaTimes
ShareTweetShare
Previous Post

Me vendim të kryetarit Përparim Rama, rritet çmimi i taksive nga 1.5 në 2 €

Next Post

Lushtaku: Fehmi Lladrovci na ka sha nganjëherë, sidomos mua, për bartjen e armatimit, unë kisha problem me këmbë

Next Post

Lushtaku: Fehmi Lladrovci na ka sha nganjëherë, sidomos mua, për bartjen e armatimit, unë kisha problem me këmbë

Lajmet e fundit

“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.