GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Gazeta italiane: Kosova e kërcënuar nga kriptovalutat, trazirat në Kazakistan u shkaktuan nga to

09/01/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Gazeta italiane: Kosova e kërcënuar nga kriptovalutat, trazirat në Kazakistan u shkaktuan nga to
Share on FacebookShare on Twitter

Policia në Kosovë i ka konfiskuar mbi 300 pajisje për prodhimin e kriptovalutave, kryesisht në veri të vendit, ku nuk paguhet rryma. Qeveria njoftoi të martën për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, me arsyetimin se ato kosumojnë shumë energji elektrike.

Gazeta italiane Corriere della Sera shkruan se Kosova vetëm mori shkas nga trazirat në Kazakistan, pas së cilave, sipas të përditshmes milaneze, qëndrojnë dhjetëra mijëra kompani që merren me kriptomonedha, transmeton Gazeta Express.

 

Trazirat e dhunshme në rrugë që përfshinë Kazakistanin u shkaktuan kryesisht nga rritja e çmimeve të karburantit të makinave, të cilat si pasojë ndikuan në të gjitha çmimet e konsumit. Por pas këtij shpërthimi ekziston një shkak më i largët: zbarkimi në vendin e ish-BRSS-së i dhjetëra mijëra kompanive që merren me kriptomonedha.
CdS shkruan se aktivitetet e Bitcoin kanë një ndikim shumë të lartë energjetik dhe kjo mund të ketë kontribuar në rritjen e çmimeve të hidrokarbureve, të liberalizuara nga qeveria e Kazakistanit duke filluar nga viti 2022. Vende të tjera po përjetojnë probleme të ngjashme: Kosova dhe Irani, për shembull, pezulluan të gjitha transaksionet me Bitcoin pas një ndërprerjeje energjetike dhe problemeve në rrjetin elektrik.

Gjatë vitit 2021, sipas një përllogaritjeje të kryer nga Financial Times, rreth 88,000 kompani – kryesisht nga Kina – që merren me Bitcoin dhe Ethereum u zhvendosën në Kazakistan, të tërhequr nga kostot e ulëta të energjisë elektrike. Delokalizimi masiv shkaktoi një rritje të kërkesës për energji me 8% në një vit, gjë që e vuri në krizë rrjetin e shpërndarjes, duke shkaktuar ndërprerje të përsëritura të energjisë elektrike, shkruan kjo gazetë.

Qeveria është përpjekur të ndërhyjë duke taksuar aktivitetet e kompanive që minojnë kriptomonedha, disa prej të cilave akuzohen se punojnë në mënyrë të paligjshme. Nga ana tjetër, kërkesa e fortë për kilovat ka rritur çmimet e hidrokarbureve, duke shkaktuar spiralen e dhunës që shpërtheu në fillim të vitit në qytetet kryesore të Kazakistanit.

Por pse transaksionet me Bitcoin kanë një ndikim kaq të madh në faturat e energjisë elektrike?

Për të “minuar” Bitcoin-et e vendosura në treg, është e nevojshme të vihen në punë shumë kompjuterë që përpunojnë vazhdimisht algoritme komplekse. Kërkohen shumë përllogaritje dhe janë këto që gjenerojnë “energji intensive”. Një kompani që merret me monedhën virtuale është tani një magazinë e madhe në të cilën punojnë në të njëjtën kohë qindra kompjuterë. Një studim i Qendrës për financat alternative të Universitetit të Cambridgeit ka llogaritur se “universi” i Bitcoin kërkon konsumin e 121 teravat orësh në vit, e barabartë me nevojat energjetike të vendeve si Polonia apo Argjentina. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, nga ana tjetër, llogarit se e gjithë kjo rezulton në prodhimin e 36 milionë tonëve C02, pasi rrjetet shpesh furnizohen me energji nga termocentrale me qymyr ose gaz, shkruan Corriere.
Që nga 8 janari 2022, vlera e Bitcoin llogaritet në pak më pak se 37,000 euro, por e ardhmja e këtij sistemi pagesash po vihet në pikëpyetje ose nga mungesa e transparencës ose nga qëndrueshmëria mjedisore po aq e dobët. Siç u përmend, jo vetëm Kazakistani po lufton me këtë problem.

Kina është përballur me ndërprerje të rrymës në disa rajone në vitin 2021, të cilat janë shkaktuar pikërisht nga aktivitetet e “minierave” të kriptovalutave, dhe për këtë arsye shumë kompani kanë lëvizur në Kazakistanin fqinj. Për të njëjtën arsye, duke filluar nga qershori 2021, Irani gjithashtu vendosi ta ndalonte aktivitetin e ‘fabrikave’ të Bitcoin dhe shembulli ishte pasuar nga vendi i parë evropian, Kosova, e rrënuar nga ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike.

E gjendur në krizë, Kosova tashmë ka miratuar masa emergjente për t’u përballur me situatën.

Institucionet kompetente do të angazhohen që ta ndalojnë prodhimin e kriptovalutave, pasi dyshohet se pajisjet me të cilat prodhohen ato, shkaktojnë konsum të lartë të energjisë elektrike. Kjo është njëra nga masat e ndërmarra për t’u përballur me krizën energjetike.
Shtrirja më e madhe e aktivitetit për prodhimin e kriptovalutave në Kosovë është në pjesën veriore të vendit, pasi atje qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike.

Sipas institucioneve të Kosovës, rreth 12 milionë euro në vit llogaritet fatura e përbashkët e energjisë së shpenzuar në katër komuna në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli shkroi se mbi 50,000 euro në muaj u kursyen vetëm nga një aksion i djeshëm i Policisë ku u konfiskuan 272 pajisje për prodhim të kriptovalutave.

Tags: Kosova e kërcënuar nga kriptovalutat
ShareTweetShare
Previous Post

Të rinjtë shqiptarë lëshojnë këngë patriotike në mes të serbëve që po festonin

Next Post

Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë në gjitha shkollat e Kosovës

Next Post
Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë në gjitha shkollat e Kosovës

Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë në gjitha shkollat e Kosovës

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.