Raportohet se Gennaro Gattuso është trajneri më pak i paguar në Serie A.
Ai kur mori drejtimin e skuadrës së parë të Milanit e bëri me rrogën e Primaveras (skuadrës të të rinjve).
Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri i Rossonerëve fiton 120 mijë euro për sezon.
Kjo shumë e bënë ata trajnerin më pagën më të vogël në kampionatin elitar italian, ndërsa në vendin e 19-të është Fabio Pecchias i Hellas Veronës i cili fiton 250 mijë euro.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, besohet se fiton shtatë milionë euro për sezon, ndërsa Luciano Spalletti katër milionë.
Vlen të theksohet se Vincenzo Montella sa ishte pjesë e klubit nga Milano fitonte tre milionë euro për sezon.
Edhe pse Gattuso është ‘i varfër’ nga rroga, ai ka ndryshuar Milanin me ardhjen e tij.