Gastronomi Dekorim Sahiti po pretendon se pas një statusi që publikoi në Facebook ku kritikoi Qeverinë e Kosovës për masat andiCOVID, Njësia Speciale i ka shkuar te lokali.
Statusi të cilit po i referohet Sahiti, shkruhet se: “Amerika me 550.000 raste ne dite, Anglia me 200.000 raste ne dite edhe funksionon jete normale dmth jane hapur clube festivale deri 20,30k normal me regullat e tyne me kerkim vaksine …. Te na jane bo 100 raste ne dite qeveria tha duhet me i shtrengu masat … cilat masa o bir na jemi ne ore policore qe 3 muaj nalet muzika 9:30 spunon cluba mos flas festivalee e gjanaa … qfar masa … neve veq me na ly n’domestos ska met tjetër. Ndrrone more qasjen se sja ka nise tash pandemia kqyrne dyjen qysh po funksionon e boni rregulla qysh po punon bota moree hajmedet per neveee”.
Pas publikimit të këtij statusi, sipas Sahitit policia i ka shkuar në lokal dhe e ka dënuar.
“Gabova qe e shkruva qat status se erdhen me denun meniher, le qe denun po njesin speciale se kuptova se sa di une ata jon veq per nderhyrje ekstrmee kriminale … hajt more se bohet mire po fjalen e lire ska qe e nal ne shekullin 21 ne nje bote demokratike”, ka shkruar Sahiti.
Dekorimi ka publikuar edhe fotografi të policëve, për të cilët thotë se “i çoi Qeveria e Kosovës”.