Komanda Rajonale e KFOR-it në Perëndim ka organizuar një garë bamirësie, e cila është mbajtur në Pejë, që ka pasur për qëllim për të mbledhur fonde për shërimin e kancerit të gjirit.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi.
Në këtë organizim me moton “Gara për kurën”, bëhet e ditur se ushtarakët arritën t’i grumbullojnë 4 mijë euro.
“Autoritetet civile dhe ushtarake morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit të fondit, duke përfshirë komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore, kolonel Francesco Ferrara, ambasadorin italian në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij Antonello De Riu, përfaqësues i komunës së Pejës dhe drejtoreshën për Kulturë, Rininë, dhe Sport, zonjën Xhenet Syka”.