Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se “situata alarmante në veri” duhet të hetohet seriozisht dhe të merren masa adekuate ndaj personave që e cenojnë sigurinë.
“Pas dy sulmeve terroriste dhe gjetjes së gjithë atij arsenali të armatimit në veri, nuk mund t’i ikim pyetjes: KU ËSHTË SHTETI? Situata alarmante në veri nuk mund të mbetet në kuadrin e profilizimit mediatik as të Albinit e as të fansave të tij si Dimali, Mufail dhe Enveri , por duhet të hetohet seriozisht dhe te merren masat adekuate ndaj atyre që cenojnë sigurinë tonë dhe atyre që janë emëruar në krye të institucioneve që janë të thirrura për të garantuar sigurinë tonë.”
Musliu ka thënë se është e pamundur të mos vihet në pikëpyetje serioziteti i ministrit të Punëve të Brendshme, Drejtorit të AKI-së, Drejtorit të Policisë dhe Kryeministrit.
“Në këtë kontekst është e pamundur të mos vëmë në pikëpyetje seriozitetim e Ministriit të Punëve të Brendshme, Drejtoriit të AKI dhe Drejtoriit të Policisë së Kosovës e mbi të gjitha të Kryeministrit të vendit.”